Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka reaguar për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.
Bogdanoviq përmes një postimi në platformën e tij X, thotë se duhet krijuar themele të reja të bashkëpunimit, ndërsa i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë bërë në Kosovë.
“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe!
Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë!
Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të ?? nga kriminelët e Millosheviqit dhe @avucic dhe do të kërkoj falje! https://t.co/bAw8u1Pq3D— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) November 20, 2023
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...