Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit–Mitrovicë Veri, kanë hasur në një depo në të cilën ka pasur mallra pa dokumente përkatëse.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në Leposaviq.
Lidhur me rastin është njoftuar njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Leposaviq / 21.12.2023 – 14:30. Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit–Mitrovicë-Veri, kanë hasur ne një depo në të cilën ka pasur mallra pa dokumente përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon pronë e të dyshuarës femër kosovare, janë gjetur dhe sekuestruar : 93 pako cigare me nga 25 boksa të llojit Marlboro, LM, Winston, Davidov, 71 gajbe birra e llojit tuborg x 20 cop, 28 pako -Kanaqe Tuborg x 24 copë, 58 pako alkool Vranac x 6 copë, 27 pako Alkool Rubin x 6 copë, 45 pako birra Zajeqar x 24 copë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...