Policia e Kosovës ka gjetur 18 bimë kanabisi të mbjella në fshatin Gërdoc të Podujevës.
Një person i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka sekuestruar gjithashtu 987.2 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
“Fsh. Gërdoc, Podujevë 24.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të llojit kanabis dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Arbresh.info
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...