Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të rendit dhe të Policisë Kufitare, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim,
Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, kanë vazhduar kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor.
“Nga të gjithë akterët e përfshirë, siç janë Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të rendit dhe të Policisë Kufitare, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, kanë vazhduar kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë. Gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor”, thuhet në njoftim e policisë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, kërkimi i personit do të vazhdojë, andaj Policia i falënderon të gjithë për bashkpunimin dhe angazhimin e deritanishëm, dhe njëkohësisht fton qytetarët nëse kanë ndonjë informacion ta njoftojnë Policinë. /arbresh.info/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman