Policia e Kosovës njofton se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë ka shtuar masat për rritjen e sigurisë në komunikacion, duke synuar parandalimin e aksidenteve si pasojë e shkeljeve të rregullave të trafikut.
Fokus i veçantë është kalimi në semafor të kuq, që rrezikon seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë, dhe tejkalimi në vijë të plotë, që shpesh përfundon me aksidente të rënda, transmeton Arbresh.info.
Sot janë ndëshkuar;
-5 shoferë për kalim në semafor të kuq me pezullim të patentës për 3 muaj,
-13 shoferë për tejkalim në vijë të plotë,
-2 shoferë për përdorim të telefonit (hera e dytë) me konfiskim patente,
-2 automjete janë konfiskuar për mosrespektim të masave mbrojtëse, ndërsa janë regjistruar edhe
-57 kundërvajtje të tjera.
“Ky plan kontrolli i shtuar do të vazhdojë në të gjitha rrugët e Rajonit të Prishtinës, andaj apelojmë që të respektohen rregullat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të gjithëve. Kontrollet do të intensifikohen në javët në vijim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...