Zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kalaur kanë realizuar 237 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 44 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, shkruan Arbresh.info.
Në periudhën e njëjtë kohore janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 4 mijë e 733 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info/
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...