Google ADS

Policia sekuestron municion dhe arreston tre persona në dy raste të ndara në Prizren

23:07 | 1 Tetor 2024
K.B

Policia e Kosovës ka vazhduar me sekuestrimin e armëve dhe arrestimin e të dyshuarve për shkak të përdorimit të armëve në ahengje familjare.

Siç njofton policia, në dy raste të ndara janë arrestuar tre persona dhe është sekuestruar armë dhe municion, shkruan Arbresh.info

Rasti i parë:

Me datën 29.09.2024 rreth orës 09:30 policia ka marre informatën se në fshatin Muradem, Prizren ka të shtëna me armë zjarri, patrulla policore ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me të dyshuarin i cili ka mohuar se ka shtënë me armë zjarri.

Policia ka kontrolluar automjetin të dyshimtit dhe gjate kontrollit kanë gjetur municion, 18 fishek kalibër i panjohur.

Në vendin e ngjarjes ka dal polici hetues si dhe forenzika të cilët pas shikimit të vendit të ngjarjes në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar municionin.

Me urdhër të prokurorit iniciohet rasti ndërsa i dyshuari (Sh. M. 49 vjeç) ndalohet për 48 ore.

Rasti i dytë:

Gjithashtu Sektori i Hetimeve i Stacioni Policor Prizren ka pranuar ekzaminimin e një telefoni nga forenzika dhe gjate verifikimit të materialit që kishte në telefon, shihet i dyshuari (D. M.24 vjeç) me një arme kallashnikov duke shtënë në ajër.

Me datën 30/09/2024 në ora 15:50, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit i njëjti ka pranuar se kishte shtënë me armën kallashnikovë dhe të njëjtën arme ja kishte dhënë të dyshuarit tjetër (D. P. 20 vjeç) ta fsheh.

Pas pranimit të informatës hetuesit së bashku me forenziken kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit të dytë dhe kanë sekuestruar armën me një karikator dhe një çantë te zeze.

Pas konsultimit me Prokurorin e rastit të dy të dyshuarit lirohen me procedura të rregullt.

Policia bën të ditur se kundër tre të dyshuarve do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme