Policia e Kosovës, gjegjësisht sektori Rajonal i Hetimeve, ka publikuar pamjet e një grabitjeje të ndodhur në shtator të këtij viti në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”.
Përmes saj, policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e keqbërësve.
“Sektori Rajonal i Hetimeve, është duke punuar lidhur identifikimin dhe kapjen e kryerësve të mundshëm për veprën penale “Grabitje” të datës 20. 09. 2023 në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë në rrugën ‘Mulla Zekë Bërdynaj’. Andaj është kërkesë e hetuesve rajonalë të cilët janë të angazhuar me rastin për të bërë publikimin e video-incizimit nga vendi i incidentit i siguruar nga kamerat e sigurisë me qëllim të ofrimit ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave që shihen në video-incizim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se për publikimin e pamjeve është dhënë autorizimi nga Prokurori i Shtetit./Arbresh.info/
Gara e nxehtë për inkuadrim në Superligë – Rezultatet dhe ta...
Hoxha: Samiti i IV-të i Diasporës në “Times Square”, aty ku ...
Në krye me Muriqin, Mallorca arrin fitore të madhe në luftën...
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...