Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra nga Serbia në Kosovë.
Në njoftim thuhet se në orët e mbrëmjes së datës 23.06.2025, njësitë policore gjatë veprimeve vëzhguese, kanë identifikuar një traktor me rimorkio të improvizuar, duke hyrë ilegalisht nga fshati Tërrnocë – Bujanoc (R. e Serbisë) në drejtim të fshatit Hodonoc – Kamenicë (R. e Kosovës), transmeton Arbresh.info.
Gjatë kontrollit në oborrin e një shtëpie të pabanuar në fshatin Hodonoc, pronë e N. P, është gjetur rimorkioja e improvizuar, e cila sipas të dhënave rezulton të jetë pronë e të dyshuarit L. I, banues në Hodonoc.
Në praninë e të dyshuarit, gjatë kontrollit është konstatuar se rimorkioja ishte e ngarkuar me mallra – konkretisht drunj dekorativë. Mallrat e kontrabanduara ishin të destinuara për qytetarë të ndryshëm brenda territorit të Kosovës dhe ishin të pajisura me etiketa të përgatitura për shpërndarje përmes postës vendore.
“Sipas të dhënave të siguruara, sasia e mallrave përbëhej nga rreth 220 drunj dekorativë, me një vlerë të përgjithshme rreth 7,000 euro, pa përfshirë shmangiet doganore që rezultojnë nga kontrabanda. Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, me urdhër të të cilëve rimorkioja së bashku me mallin është sekuestruar dhe është dërguar në terminalin doganor, për procedura të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...