Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e dy personave, shtetas të Shqipërisë.
Sipas policisë, të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, transmeton Arbresh.info.
Personat që kërkohen janë:
-Klodian Qokli, i lindur me datën 02.05.1989 në Elbasan, rr. “Naim Frashri”, ndërtesa 16, H/1 , Cërrik 3007, shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Gjendet në arrati.
-Shkëlqim Xhija, i lindur me datën 16.05.1987 në Elbasan, me vendbanim në Cërrik-Elbasan, shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Gjendet në arrati.
“Për informata lidhur me personat në kërkim mund të na njoftoni në: Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999. Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Enzo i hap derën Real Madridit, në garë futet edhe gjiganti ...
Prizren, arrestohet një person pas të shtënave me armë në ah...
Kllokot, në prag të Kurban Bajramit ndalohet një person me d...
Një qytetari në Zubin Potok i priten drunjtë në pyll, aktivi...
New York Knicks në finalen e madhe të NBA
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin