Policia e Ferizajt ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhër të gjykatës, në dy raste të ndara.
Më 4 shtator, në fshatin Dubravë të Kaçanikut, u arrestua një 24-vjeçar, i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për një dënim prej 23 ditësh burg ose gjobë prej 460 euro.
Pas pagesës së gjobës, ai është liruar.
“Më datë 04.09.2025, rreth orës 06:00, policët e stacionit policor në Kaçanik, në fshatin Dubravë, kanë arrestuar personin B. K. (24 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 23 ditë burg ose pagesë gjobe prej 460 euro. Pas kryerjes së pagesës është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërsa më 5 shtator, gjatë kontrollit të një veture në udhëkryqin mes fshatrave Balaj dhe Lloshkobare, u arrestua një 29-vjeçar që ishte në kërkim për një dënim me 10 ditë burg.
Sipas njoftimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Më datë 05.09.2025, rreth orës 01:20, gjatë patrullimit në udhëkryqin mes fshatrave Balaj dhe Lloshkobare, policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar për kontroll një veturë. Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga pasagjerët, A. E. (29 vjeç), ishte në kërkim me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj për vuajtje dënimi me burg prej 10 ditësh. Pas procedurave të nevojshme është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftimin e PK-s./Arbresh.info
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...