I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbajtje

08:55 | 4 Prill 2026
E.K

Një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë gjatë një aksioni kontrolli në një lokal.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë ishin duke asistuar Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) gjatë kontrollit, kur ndodhi sulmi.

Si pasojë, tre policë kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Zubin Potok 03.04.2026 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në asistencë të zyrtarëve të ATK-së duke kontrolluar një lokal. Si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë./Arbresh.info