Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Ferizajt, ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve.
Sipas policisë gjatë një jave në rajonin e Ferizajt janë raportuar tetë raste të vjedhjeve, si dhe gjashtë raste të dhunës në familje.
“Gjatë periudhës 18-24.08.2025 janë raportuar këto raste: Veprat penale kundër pasurisë. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 8 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur, si vijon : 7 raste në Ferizaj, 1 rast në Hani Elezit, Veprat penale të dhunës në familje.Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur, si vijon : 2 raste në Ferizaj, 4 raste në Shtime”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, me urdhër të gjykatave, polica bën të doitur se gjatë një jave janë arretuar 20 persona.
“Policia ka arrestuar 20 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, bën të ditur policia.
Policia ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë për parandalimin dhe luftimin e krimit. /Arbresh.info/
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë