Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit kanë konfiskuar 66 patentë shoferë në Prishtinë.
Sipas policisë, janë realizuar 602 pika kontrolli të automjeteve, shkruan Arbresh.info.
“jatë 24 orëve të kaluara nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat në trafik. Janë realizuar 602 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 66 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, policia ka bërë apel të shoferët dhe pjesëmarrësit në trafik për vigjilencë.
“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...
Pas Haxhiut, Presidenti i KE-së pritet në takim nga Kurti
NATO do të nisë stërvitje me forca të reduktuara në Detin Ba...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin
Rama: Nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it, nuk do të ...