Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka konfiskuar 20 patentë shoferë në vend.
Gjatë kësaj kohe janë realizuar 570 pika kontrolli për vetura, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë zbatimit të detyrave që dalin nga ky urdhër, policia e trafikut dhe ajo e rendit publik, gjatë 24 orëve të shkuara (11.01.2024), në të gjitha rajonet e vendit kanë vendosur e zbatuar shumë Pika Kontrolli për Vetura (PKV), kështu që janë realizuar gjithsej 570 Pika Kontrolli për Vetura. Për shkelje më të rënda në trafik, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, Policia e Kosovës ka konfiskuar 20 patentë shoferë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, policia ka bërë apel te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të reduktohen aksidentet rrugore./Arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...