Pak më parë, është zhvilluar një bastisje në zyret e KEK-ut në Prishtinë.
Është raportuar se bastisja është realizuar nën dyshimet për keqpërdorimin e një tenderi, ndërsa u tha se ka edhe të arrestuar.
Bastisjen për Arbresh.info e ka konfirmuar Policia e Kosovës, pa dhënë asnjë detaj tjetër rreth aksionit.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës ka zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, tha nga zyra e informimit për Policinë e Kosovës, Luljeta Mehmeti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën