Policia e Kosovës ka publikuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe rrejedhimisht arrestimin e të dyshuarit për “grabitje”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 29 mars në Pejë, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.”, thuhet në njoftim.
“Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale” Grabitje” tё ndodhur me datё 29.03.2024 nё Pejё. Nga kamerat e sigurisё ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij.”, thuhet tutje.
Ndër të tjera, policia ka kërkuar që kushdo që ka informacione të lajmërojë në stacionin më të afërt policor.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...