Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunim me qytetarët për kapjen e dy personave të cilët dyshohen se kanë kryer ”Vjedhje të rëndë ” që ka ndodhur me datën 31.08.2024 rreth orës 12:00 në një lokal afarist në Ferizaj.
Policia apelon tek qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” ose në numrat kujdetarë.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar, të cilët dyshohen se kanë kryer ”Vjedhje të rëndë ” që ka ndodhur me datën 31.08.2024 rreth orës 12:00 në një lokal afarist në Ferizaj.
Deri më tani të dyshuarit e kësaj ngjarje nuk janë identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./Arbresh.info/


OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...