Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për Xhevdet Selimin nga fshati Uglar i Gjilanit të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Në njoftim thuhet se personi po kërkohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhë më 22.11.2023.
“Personi është: • XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 Fshati Uglar/ Gjilan. Personi kërkohet , për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhe me 22.11.2023 në Prizren”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.
“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren
– E-mail adresa: [email protected]”.
Pasiguri tek Arsenal – largime të mëdha priten në verë
Biznesi me energji elektrike i bashkëshortes, Abdixhiku: Pre...
Reagimi i OVL-UÇK pas ftesës për Grupin Punues: Nuk jemi var...
Rritet interesimi për Thuram, francezi mund të largohet nga ...
Kusari kërkon përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për...
Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përpl...