Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy personave të dyshuar për disa vjedhje të rënda në fshatin Turjakë në Malishevës.
“Nga Stacioni Policor në Malishevë, janë duke u zhvilluar hetime intensive, ku gjatë veprimeve hetimore janë siguruar fotografi (nga kamerat e sigurisë) të personave që dyshohen se janë kryes të këtyre vjedhjeve”, ka bërë të ditur policia.
“Në lidhje me rastin deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarve, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Njësisë së Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë”, thuhet në njoftim.
Ndaj, policia ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarve të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) apo 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...