Policia Kufitare ka zbuluar dy raste të veçanta në zonën kufitare me Serbinë, në fshatin Dumnicë të Podujevës, më 8 gusht 2025, rreth orës 08:00.
Në kuadër të Planit Operativ “Parandalimi 2025”, njësitë patrulluese kanë ndaluar një traktor me rimorkio dhe një automjet, duke konfiskuar 810 pula të gjalla dhe pesë kafshë të imëta, thuhet në një postim në Facebook.
Dy personat e dyshuar, shtetas të Kosovës, u arrestuan dhe pas intervistimit u liruan, ndërsa rastet po procedohen në mënyrë të rregullt.
Veprat penale që po hetohen janë “kalim i paautorizuar i vijës kufitare” dhe “kontrabandë me mallra”.
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...