Mbrëmë me datë 02 shtator 2019 rreth orës 22:40, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Eliot Engel”- Pejë.
Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të mësuar të gjitha rrethanat lidhur me rast.
“Sipas të dhënave preliminare dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë 3 (tri) herë në drejtim të viktimave, ku fatmirësisht kanë shpëtuar, ndërsa vetura e viktimës është goditur nga predhat në dy dyert e veturës. Pas kësaj gjuajtje me armë i dyshuari ka ikur me veturën e tij në drejtim të Deçanit, me pas në fshatin Carrabreg-Deçan ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 3(tri) gëzhoja të kalibrim 9mm, po ashtu është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit, ndërsa vetura e viktimës është duke u ekzaminuar nga Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale Pejë.
Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat për arrestimin e tij.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit./arbresh.info
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...