Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ka ndodhur dy ditë më parë në Banjë të Pejës, ku një zyrtar policor është goditur nga një veturë, e ku i përfshirë ishte edhe KFOR-i.
Policia në Pejë ka konfirmuar rastin për “Zërin”, pa përmendur se në këtë aksident ka qenë i përfshirë edhe KFOR-i, të cilët shihen edhe në videon e publikuar.
“Më datë 19.11.2025, rreth orës 08:35 minuta, në fshatin Banjë, patrulla e trafikut, gjersa ishte ne pikë kontrolli, kishte ndaluar një Kamion (Shliper) zyrtari policor gjersa kryente kontrollin e automjetit – kamionit i cili ishte jashtë rrugës, nga drejtimi i Pejës vjen një automjet i cili ndalet”.
“Menjëherë pas tij ishte një automjet tjetër, i cili me pjesën ballore e godet automjetin nga prapa a të cilin nga pesha e hedh në kamionin e ndaluar, aty ishte zyrtari policor të cilin e përplas për kamion dhe i shkakton lëndime të trupore. I lënduari menjëherë dërgohet për në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë, e pastaj në QKUK – Prishtinë”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se në vend të ngjarjes ka dalë njësiti kompetent i Policisë së Kosovës, prokurori dhe njësiti i karabinierëve për të kryer shikimin e vendit të ngjarjes.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...