Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Rahovec.
Në këtë rast dyshohet për një konflikt familjar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka vrarë viktimën mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Rahovec e më pas në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ku më pas ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...