Rreth orës 14:00 prapa Pallatit të Rinisë në kryeqytet, është gjetur një person pa shenja jete.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se viktima është një 71-vjeçar.
Ajo tutje ka deklaruar se me rastin po merren njësitet policore.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë. Me të dalë në vend-ngjarje njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Bëhet fjalë për një mashkull 71 vjeçar. Me këtë rast po merren njësitet e stacionit policor qendra”, ka thënë Ahmeti./Arbesh.info
Parandalohet kontrabandimi i dy telefonave në Qendrën e Para...
“Mos e lejoni askënd të na ndajë”, Hamza i bën t...
“Hantavirusi, asnjë rast në Shqipëri”, Ministria e Shëndetës...
Kurti pret përfaqësuesen e UNHCR-it, temë refugjatët dhe per...
Operacion antimafia në Napoli, 14 të arrestuar të lidhur me ...