Një punëtor i ndërtimtarisë ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Llapnasellë të Graqanicës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima u rrëzua aksidentalisht nga një objekt ndërtimi.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
“Llapnasellë, Graqanicë / 07.02.2026 – 14:45. Viktima m/k gjersa ishte në një objekt në ndërtim, raportohet se aksidentalisht është rrëzuar. Si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...