Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rrahjen që ka ndodhur të dielën në një lokal në Istog.
Lidhur me rastin, dy persona janë arrestuar ndërsa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor, transmeton Arbresh.info.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, me datën 02.11.2025, rreth orës 18:50, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё njё lokal nё rrugёn ‘Nёna Tereze’ nё Istog.
Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janё arrestuar dy persona tё dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar fillimisht nё QMF-Istog, e mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor.
Tё dyshuarit, pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dy persona të lënduar nga therja me thikë në Istog, policia jep detaje
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...