Në fshatin Surkish të Podujevës janë plagur dy persona.
Lidhur me rastin në fjalë, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën se në fshatin Surkish të Komunës së Podujevës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë në një prononcim për Indeksonline, Agron Borovci nga Policia e Kosovës.
Me rastin në fjalë po merret organet e hetuesisë.
Ndërkohë që burime të Indeksonline brenda QKUK-së bëjnë me dije se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe se menjëherë i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni, derisa për të plagosurin tjetër po bëhen disa ekzaminime mjekësore.
“Njëri prej pacientëve është në sallën e operacionit, kurse për të plagosurin tjetër janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme”, kanë thënë burimet brenda QKUK-së.
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?