Prokuroria konfirmon aksionin në Veternik: Sekuestrohet mbi 2 kilogramë substancë narkotike
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Arbresh.info se aksioni ka nisur sot nga ora 15:00 në lagjen Veternik të Prishtinës, në kuadër të një mase të veçantë hetimore dhe po vazhdon ende në disa lokacione të tjera.
“Sot, më 22.04.2025, Policia e Kosovës ka filluar një aksion taktik në kuadër të një mase të veçantë hetimore. Deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar kokainë, armë zjarri, vetura dhe prova të tjera relevante”, tha Hoxha.
Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar përmes një komunikate për media se operacioni është në zhvillim e sipër dhe se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht të gjitha rrethanat e rastit.
Aksioni pritet të zgjerohet edhe në lokacione të tjera dhe pas përfundimit të bastisjeve pritet të jepen detaje shtesë për rezultatet konkrete./Arbresh.info
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...