Policia e Kosovës ka intervistuar 14 persona në Gjilan, pas dyshimeve për manipulim me vota në zgjedhjet e fundit parlamentare në këtë komunë.
Lajmin për RTKlive e konfirmoi Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në Gjilan.
“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë. Të gjithë personat e intervistuar me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Hashani.
Një aksion tjetër i Policisë së Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Prizren u realizua në Suharekë për të njëjtat motive, ku u intervistuar 71 persona dhe 19 në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...