Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka identifikuar dhe gjobitur një shofer për shkak të vozitjes së rrezikshme në Prishtinë.
Sipas njoftimit, shoferi në fjalë është hasur duke kryer manovra të rrezikshme me veturë, veprime këto që kanë rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, shkruan Arbresh.info.
Pas identifikimit të tij, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në komunikacion, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në sigurinë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit./Arbresh.info

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë