Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 21.03.2024 rreth orës 05:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin V.Z (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 131 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë./Arbresh.info/

Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...