Policia e Kosovës ka ndaluar një 39 vjeçar në magjistralen Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt i cili ka drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datēn 14.01.2024, rreth orës 05:30 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, ka ndaluar shoferin M.M (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, ku pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.91 promila dhe për këtē policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, policia u ka bërë apel shoferëve të automjetev eqë të respektojnë ligjin shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.”, njofton policia./Arbresh.info/

Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...