Gjatë javës së kaluar, zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, në aksione të ndara në lokacione të ndryshme, kanë sekuestruar 8 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të ndryshme.
Sipas policisë, ky veprim është pjesë e një sërë aktivitetesh policore për zbatimin e urdhëresave të gjykatës, ku gjatë së njëjtës periudhë janë realizuar gjithsej 309 urdhëresa, përfshirë 66 për vepra penale dhe të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime të tjera.
“Pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara”, thuhet në njoftim .
Policia e Rajonit të Prishtinës thekson se aktivitetet e tilla janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e përdorimit të paligjshëm të armëve./Arbresh.info
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...