Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka realizuar me sukses trajnimin “Trajnimi i trajnerëve për instruktorë të armëve të zjarrit”.
Kjo inciativë ka ardhur në kuadër të avancimit të cilësisë së mësimdhënies në trajnimet policore, përmes aplikimit të teknikave dhe taktikave bashkëkohore, si dhe ofrimit të trajnimeve të avancuara për instruktorë, ku në një periudhë afro 2 javësh, janë çertifikuar gjithsej tetëmbëdhjetë instruktorë të Policisë së Kosovës si ekspertë për armë zjarri, transmeton Klankosova.tv.
“Policia e Kosovës më këtë trajnim shënon krijimin e një kuadri profesional të një niveli të lartë, duke arritur standardet më të avancuara të kompetencës për instruktorë në këtë fushë, si një bazë e qëndrueshme për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale.
Policia e Kosovës zotohet se do të vazhdojë zgjerimin e trajnimeve dhe avancimin e cilësisë së mësimdhënies, duke aplikuar praktikat dhe standardet më të larta profesionale ndërkombëtare, në harmoni me dokumentet strategjike, rregulloret dhe udhëzimet përkatëse”, shkruhet në njoftimin e Policisë në Facebook.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...