Policia e Kosovës njofton se sot është hapur një kasafortë në të ashtuquajturën “Nardodna Banka” në Mitrovicë të Veriut, e cila nuk ishte arritur të hapej me datën 20.05.2024 në mungesë të personit përgjegjës.
Hetuesit policor kanë arrit që me datë 29.05.2024 të identifikojnë menaxheren e pikës, e cila është kontaktuar dhe ka sjellë çelësat e kasafortës në prezencën e së cilës është hapur dhe janë sekuestruar mjetet monetare si në vijim:
152,290.00 dinar (njëqind e pesëdhjetë e dy mijë e dyqind nëntëdhjetë dinar serb)
4580 euro (katërmijë e pesëqind e tetëdhjetë euro)
940 CHF (Nëntëqind e dyzet franga zvicerane)
“Pas përfundimit të kontrollit menaxherja e pikës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës në prezencën e avokatit mbrojtës, përderisa procesi i kontrollit është zhvilluar pa asnjë incident. Hetime të tjera profesionale lidhur me rastin janë në proces dhe të gjitha vendimet ligjore në vazhdim do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hamza në Mitrovica: Më 7 qershor do ta ndalim krizën dhe do ...
Chicago Fire e do Lewandowskin, trajneri i klubit e pranon p...
Dita e Përkujtimit, Trump nderon ushtarët amerikanë të vrarë...
Abdixhiku dhe Osmani takojnë rininë në Prishtinë: Ëndrrat s’...
Inspektorati i Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mij...
Aksident i rëndë në Vaqarr të Shqipërisë, 6 fëmijë të lëndua...