Po vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës, i cili ka filluar me 10 qershor, për pastrimin e trotuareve nga parkimet ilegale. Deri më tani janë shqiptuar mbi 2,000 gjoba dhe janë tërhequr rreth 100 automjete me “merimangë’’.
Aksioni për gjobitjen dhe konfiskimin e veturave nga parkimet ilegale, që ka filluar më 10 qershor po vazhdon akoma.
Deri më tani janë shqiptuar mbi 2,000 gjoba.
Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, major Milaim Fejzullahu, tha se gjobat po lëshohen vetëm me numrin e regjistrimit të automjeteve.
“Në këtë plan jemi duke vazhduar pas është vërejtur një sukses jashtëzakonisht i mirë për lirimin e trotuareve duke lëshuar gjoba vetëm me numër të regjistrimit. Në momentin që automjeti është pengesë për trafikun, policët lëshojnë tiketën vetëm në bazë të numrit të regjistrimit ndërsa të dhënat tjera për automjetin i marrim në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve”, tha për RTV Dukagjinin, Milaim Fejzullahu.
Fejzullahu tha se përveç gjobitjeve, automjetet edhe janë terhequr me ‘’merimangë’’.
“Në të njëjtën kohë për lirimin e trotuareve, janë tërhequr mbi 100 automjete të braktisura për shkak se në kryeqytet ka shumë automjete të braktisura dhe që lihen vend e pavend”, tha më tej Milaim Fejzullahu.
Ky aksion për gjobitjen dhe konfisikim e automjeteve do te vazhdojë deri në shtator.
Tchouameni thyen heshtjen pas incidentit me Valverden: Janë ...
Belgjika do të hapë ambasadë në Tiranë, konfirmohet gjatë vi...
Arben Vitia: Tubim madhështor në Kodrën e Trimave, me besim ...
Rubio: Fushata ushtarake kundër Iranit ka qenë jashtëzakonis...
FIFA konfirmon rregullat e reja për Kupën e Botës 2026
Luis de la Fuente komenton mospërfshirjen e lojtarëve të Rea...