Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë bastisur dy shtëpi, dhe një banesë, si dhe kanë sekuestruar një veturë të tipit Mercedes.
Njoftimi i plotë:
Parandalimi dhe luftimi i kriminalitetit në vend mbetet prioritet i autoriteteve ligj zbatuese në vend dhe në këtë kontekst, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në funksion të bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e ligjit më datë 14.09.2021 ka zhvilluar një operacion të bastisjeve në katër lokacione, tri në Regjionin e Gjakovës dhe një në Regjionin e Prishtinës.
Operacioni është zhvilluar me urdhëresë të gjykatës Themelore në Prishtinë/Departamenti Special, pas kërkesës se pranuara nga autoritete policore të shtetit të Zvicrës, në bashkëveprim me një ekip hetuesish dhe një prokuror nga Shteti i Zvicrës, nëpërmes ndihmës juridike ndërkombëtare.
Në rajonin e Gjakovës janë bastisur dy shtëpi me objekte përcjellëse dhe një zyre projektuese, ndërsa në Prishtinë është bastisur një banesë. Gjatë bastisjes është arritur të sekuestrohen dokumente të ndryshme si: kontrata, fatura dhe dokumentacione tjera përcjellëse.
Në këtë rast është sekuestruar edhe një veturë e tipit Mercedes me targa vendore pronë e të dyshuarit H.B. (1957)
Gjykata kompetente në lidhje me rastin ka shqiptuar masën për parandalimin e shitjes së pronave (dy shtëpive dhe një banesë) dhe ngrirjen e llogarive bankare të të dyshuarave.
Dy persona (H.B. dhe A.B.) janë të dyshuar për veprat penale ”Pastrim i Parave”, “Mashtrim” dhe “Falsifikimi i Dokumenteve“ bazuar në legjislacion penal të shtetit të Zvicrës dhe rasti është duke u hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që të avancoj edhe më tej bashkëpunimin me autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e krimit të të gjitha llojeve, përfshirë kriminalitetin transnacional./arbresh.info/
Policia e Kosovës: Janar–dhjetor 2025, 99 aksidente fatale m...
Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimi...
BE kritikon Hungarinë pas vetos ndaj kredisë 90 miliardë eur...
Napoli merr një lajm të mirë sa i përket gjendjes së De Bruy...
Shi dhe erë e fuqishme, parashikimi i motit për nesër
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...