Një person është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ky rast nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar. Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona te lënduar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...