Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti kakryert veprën penale të ‘detyrimit’.
Sipas njoftimit, personi dyshohet se përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi ka tentuar që ta detyroj viktimën që të veproj kundër pasurisë së tij dhe përveç kësaj i njëjti po ashtu ka kryer veprime të bllokimit me forcë të biznesit dhe pronës së viktimës, shkruan Arbresh.info.
Sot, policia ka zbatuar një urdhër-kontrolli në vendbanimin e një personi të dyshuar për veprën penale të detyrimit, me ç’rast gjatë zbatimit të këtij urdhër kontrolli janë sekuestruar 2 armë dhe dëshmi tjera të rëndësishme përmes të cilave provohet ekzistimi i dyshimit për kryerjen e veprës penale të detyrimit.
“Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...