Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një grabitjeje që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 6 gushtit në fshatin Novosellë të Pejës.
Sipas Policisë Rajonale në Pejë, viktimat janë ndaluar nga dy persona të panjohur, të cilët u kanë grabitur 150 euro dhe një orë dore të markës “Fossil”, e më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Pas hetimeve intensive, policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni