Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët që të kenë kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike.
Policia përmes një njoftimi për media kërkon nga shoferët që të kenë mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike reshje të shiut e borës dhe ulje të temperaturave, Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë”, thuhet në apelin nga policia./Arbresh.info/
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...