Policia e Kosovës ka raportuar një rast të sulmit ndaj personit zyrtar që ka ndodhur të martën në auto-udhën e Suharekës.
Sipas raportit policor, viktima – një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare – ishte duke lëvizur me veturë kur ka hasur në dy automjete të ndaluara në shiritin anësor të rrugës. Ai është ndalur dhe ka biseduar me vozitësit, duke u kërkuar që të marrin masa sigurie për shkak të mjegullës dhe rrezikut për aksidente.
Gjatë këtij komunikimi, njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht policin.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Suharekë, ndërsa njësitet policore po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin.
“Auto udhë, Suharekë 10.12.2025-19:00 . Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në auto udhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në auto udhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me vozitësit për arsyen e ndaljes ku i njëjti ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike-mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident, pas bisedës me ta, i dyshuar e ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit”, thuhet në raport./Arbresh.info
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...