Rrobat dhe gjësendet e të vrarëve në luftë, kryesisht të personave të zhdukur që janë gjetur gjatë gërmimeve, e që janë dëshmi e krimeve të serbëve ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, po shkatërrohen dita ditës.
Këto rroba po rrezikohen nga kushtet atmosferike, pasi po qëndrojnë në kuti të letrës në 10 kontejnerët e UNMIK-ut dhënë Departamentit të Mjekësisë Ligjore.
Por, këta kontejnerë janë mbushur dhe të tjerat që po vijnë po vendosen në një tendë në oborrin e Mjekësisë Ligjore.
Problemi rritet edhe më tutje, kur të arrijnë rroba të tjera që pritet të dalin nga gërmimet të cilat do të nisin së shpejti.
Këto rroba, që konsiderohen të jenë pjesë e artefakteve dhe që flasin për realitetin e hidhur të shqiptarëve, nuk e kanë ende një “shtëpi” ku do të trajtoheshin si të tilla. Ato po mbesin pa përkujdesje të mirëfilltë tash e 12 vjet.
Familjarët e personave të zhdukur po kërkojnë që të caktohet një hapësirë e veçantë që këto rroba të ruhen, pse jo edhe të ekspozohen si argument për atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, tregon se zgjidhja për këtë problem tashmë është domosdoshme.
“Ato 10- kontejner që i kemi mbushë me rroba, edhe tenda është pothuajse e plotë dhe thjesht edhe hapësira nuk po na mjafton më, nuk po kemi ku t’i lëmë…Dita ditës ato po shkatërrohen, sidomos këto që janë në tendë, për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike gjatë verës dhe dimrit, kondenzimi i ajrit po ndikon shumë që ato të dëmtohen relativisht shumë.”, tha Gërxhaliu.
Por pas nënshkrimit të memorandumit janë vetëm 10 palë që janë ekspozuar në muze dhe pas kësaj nuk është bërë më asnjë tërheqje.
Ai, thotë të ketë bërë vazhdimisht kërkesa e ankesa, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive.
Gërxhaliu thotë se tani për tani është më se e nevojshme të paktën një depo që do të kishte kushte më të mira për ruajtjen e tyre.
Ai tregon për marrëveshjen e bërë për pastrimin, konservimin dhe ekspozimin e tyre në Muzeun e Kosovës, por që një gjë e tillë nuk është jetësuar./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...