Shumë shtëpi, motele e hotele në Plave dhe Guci kanë hapur dyert për të pritur vëllezërit shqiptar të prekur nga tërmeti.
Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se qytetarë nga Plava dhe Gucia i kanë dërguar mesazhe, për të njoftuar se janë të gatshëm të pranojnë në shtëpitë e tyre të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Përmes kësaj letre, ata kanë kërkuar që Ahmeti t’a shpërnaj këtë njoftim.
“Kryetar, përshëndetje nga Plava dhe Gucia; Ka shumë shtëpi private, por edhe motele e hotele këtu që ofrojnë strehim për të prekurit nga tërmeti. E dimë që është largë, por megjithatë jemi dyer hapur! Përmes jush po kërkoj se nëse ka ndonjë organizim, që të kontaktojnë me ne dhe hoteleritë. Faleminderit!”, përfundon letra./arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...