Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak çastesh në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga portali Arbresh.info, shihet se në vendin e ngjarjes janë organet e rendit.
Sipas dëshmitarëve, një taksist është plagosur nga pasagjerët, pas një mosmarrëveshjeje.
Lidhur me këtë ka dhënë detaje dhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personi i plagosur është mashkull dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”. tha Ahmeti për Arbresh.info
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin