Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën sonte rreth orës 21.00 në rrugën “B” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.
“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka thënë Ahmeti për RTKlive.
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...