Një person është plagosur në rrugën “Ulqini” në jug të Mitrovicë të premten, pas një sulmi me armë zjarri.
Sipas raportimeve të viktimës, një person i panjohur ka shtënë drejt tij, duke e plagosur. Pas marrjes së tretmanit mjekësor, viktima është liruar.
Sipas Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.
Raporti i policisë
Rr. Ulqini, Mitrovicë Jug 13.02.2026 – 22:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se një person i pa njohur nga vetuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e kishte plagosur. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...