Një person është plagosur mëngjesin e së mërkurës në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se person dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Ahmeti theksoi se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit’, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...