Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë po mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës.
“Akuza qesharake. Disa herë kam ardhë në Tribunalin e Hagës. Nuk ka pasë nevojë të ndodhë ky far filmi”, është shprehur Shala, pasi ju lexua aktakuza.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./arbresh.info/
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...
DnV kundërshton vendimin e Osmanit për anëtarët e KQZ-së
Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beograd, Berisha: Të liro...
Hiqet kufizimi për kualifikimet arsimore në pensionet kontri...
Peci: Unë rekomandova që billbordi i Thaçit dhe Veselit mos ...